Për herë të disatë, Kendall Jenner dhe basketbollisti Devin Booker i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Burime për revistën “Us Weekly”, treguan se çifti është ndarë më shumë se një muaj më parë, duke mbyllur një kapitull të gjatë mes rikthimesh dhe ndarjesh.
"Ata kanë pasur ndërprerje për vite me radhë dhe i kanë dhënë fund kohët e fundit. Gjithmonë varet nga fakti që të dy janë të zënë, duke ndjekur oraret dhe thjesht duke mos qenë në të njëjtën linjë. Ata kanë probleme komunikimi."-tha burimi
-
Ndahet nga jeta në moshën 28-vjeçare, finalistja e Miss Universe!
5 Qershor, 09:31
Jenner dhe Booker kanë nisur romancën e tyre pesë vjet më parë.
Kendall e bëri zyrtare romancën e tyre në Instagram, duke ndarë një foto të saj duke qeshur ndërsa Booker i afrohej në banakun e kuzhinës. Jenner dhe Booker u ndanë për herë të parë në qershor të vitit 2022.



















