KreuCelebrity

U gjetën me duar të lidhura, detaje tronditëse nga vrasja tragjike e tre motrave!

Autoritetet amerikane po ndjekin nga afër zhvillimet lidhur me vrasjen e rëndë të tre motrave të mitura, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik në SHBA. Vajzat u gjetën pa shenja jete pranë automjetit të të atit, i cili dyshohet të jetë autori i krimit.

Sipas dosjes hetimore, trupat e pajetë të vogëlusheve u zbuluan me qese plastike në kokë dhe duart e lidhura – detaje që kanë shtuar tronditjen. Autopsia paraprake sugjeron se shkaku më i mundshëm i vdekjes ishte asfiksia.

Mediat amerikane, përfshirë New York Post, raportojnë se viktimat – Paityn Decker (9 vjeçe), Evelyn Decker (8 vjeçe) dhe Olivia Decker (5 vjeçe) – kishin ende të veshura rrobat që mbanin të premten, ditën kur u raportuan të zhdukura. Trupat e tyre u gjetën të hënën, më 2 qershor, pas një takimi me të atin, Travis Decker.

Sipas autoriteteve, ai i kishte marrë vajzat në përputhje me një marrëveshje për kujdestarinë me ish-bashkëshorten, por nuk i kishte kthyer në kohën e caktuar. Për pasojë, ndaj tij u lëshua një urdhër arresti për shkelje të marrëveshjes së kujdestarisë.

 

Hetimet më pas çuan në lokalizimin e automjetit të tij, ku u zbulua skena e krimit. Brenda furgonit, hetuesit zbuluan dy gjurmë gjaku në formë pëllëmbe në pjesën e pasme, ndërsa të dhënat e telefonit të 32-vjeçarit e vendosin atë në të njëjtën zonë ku më pas u gjetën trupat e vajzave.

Aktualisht, Travis Decker është në kërkim nga policia, ndërsa autoritetet kanë kërkuar ndihmën e publikut për ta ndihmuar në kapjen e tij.