BORDO është një revistë dedikuar 100 përqind artit dhe modës, stilit të jetesës dhe karrierës. E përmuajshme, në 100 faqe BORDO sjell personazhe që shprehen përmes fjalës, intervista të trajtuara me kujdes dhe sesione fotografike dedikuar figurave më në zë të momentit. BORDO stream është faqja e kanalit zyrtar të BORDO në youtube, ku mund të gjeni intervistat ekskluzive të personazheve të njohur shqiptar, por jo vetëm
Të qenurit në festa, të shijosh një gotë, të takosh miq dhe të shkëmbesh energji është pikërisht ajo që na duhet gjatë sezonit të verës. Së fundmi në një festë mes Vip-ash, aktorja dhe moderatorja e njohur gjithashtu tashmë edhe sipërmarëse, Rudina Dembacaj ka dhënë një intervistë ekskluzive për BORDO, ku ka treguar shumë për karrierën e saj dhe për emisionin "Goca&Gra", ku këtë sezon është në qendër të panelit.
BORDO: Ndërkohë sapo ka nisur sezoni i ri i “Goca dhe Gra”. Vjen me risi, vjen me diçka ndryshe nga sezonet e tjera? Si e ndjen veten duke qenë se le të themi je në atë pozicionin në qendër të panelit?
RUDINA: Unë mendoj që qendrës së panelit i japim pak më shumë rëndësi se ç’duhet, sepse qendra është aty ku është secili prej nesh dhe mund ta shprehi veten në çdo vend ku është karrigia. Mendoj që është më shumë rastësi, sesa është për të patur qendrën e vemendjes.
Vëmendja fitohet nëpërmjet mendimeve temave që diskutohen. Goca dhe Gra tani për mua është si shtëpi edhe e bëj me shumë dashuri me shumë kënaqësi. Nuk e besoja që do fillonte një sezon pothuajse veror dhe në fillim më erdhi si habi ftesa. Më pas e përqafova direkt. Unë do jem një grua e pjekur vetëm pasi të mësoj t'i them projekteve jo. Deri tani çfarë ka ndodhur kanë qenë shumë të pakta projektet që kam refuzuar.



















