Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë dy nga artistët më të njohur dhe të dashur të muzikës shqiptare, të cilët kanë ndarë një karrierë të suksesshme dhe një jetë personale të lumtur së bashku.
Ata janë një nga çiftet më të dashur të showbizit shqiptar dhe shpesh herë ndajnë momente të ëmbla dhe dedikime për njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Prej disa ditësh ata po shijojnë pushimet me fëmijët e tyre në Turqi dhe së fundmi kanë publikuar disa foto në rrjete sociale, ku duken shumë të lumtur mes shëtitjeve, plazhit, hedhjeve me parashutë dhe shumë aventura të tjera.
View this post on Instagram
Alban Skënderaj mbajti një koncert madhështor në Itali në 14 maj, në Unipol Forum në Milano. Ky koncert shënoi një moment të rëndësishëm në karrierën e tij, pasi ishte hera e parë që ai performoi në një nga skenat më të mëdha të Italisë .
Përgatiti: Libera Resulaj



















