
BORDO është një revistë dedikuar 100 përqind artit dhe modës, stilit të jetesës dhe karrierës. E përmuajshme, në 100 faqe BORDO sjell personazhe që shprehen përmes fjalës, intervista të trajtuara me kujdes dhe sesione fotografike dedikuar figurave më në zë të momentit. BORDO stream është faqja e kanalit zyrtar të BORDO në youtube, ku mund të gjeni intervistat ekskluzive të personazheve të njohur shqiptar, por jo vetëm
Të qenurit në festa, të shijosh një gotë, të takosh miq dhe të shkëmbesh energji është pikërisht ajo që na duhet gjatë sezonit të verës. Së fundmi në një festë mes Vip-ash, moderatorja Julka Gramo ka dhënë një intervistë ekskluzive për BORDO, ku ka treguar më shumë rreth emisionit që moderon, pushimet e saj të verës dhe si është përditshmëria e saj.
BORDO: Jemi në prag të verës. Ke planifikuar diçka?
Julka: Disa rratisje të vogla por pastaj ato pushimet kryesore të gushtit kur mbaron dhe sezoni im televiziv nuk i kam planifikuar ende.
BORDO: Përtej kësaj pjesës së mbrëmjeve me festa dhe pije dhe muzikë si janë zgjimet e mëngjesit për ty?
Julka: Zgjimet e mëngjesit për mua janë zgjime në orën 6:30 me mëngjese për t'u bërë gati për të ushqyer dy çunat me dy këmbë dhe dy çunat me katër këmbë, një vrap i vogël derisa i nis për në shkollë edhe pastaj bëri gati për punë dhe për aktivitetet e mia të jetës.
BORDO: Pikërisht duke qenë se duhet të jesh edhe gjatë gjithë kohës në formë angazhimet televizioni sidomos rubrikat e mëngjesit të kërkojnë shumë energji edhe fokus?
Julka: Po e kërkojnë e kërkojnë fokusin edhe energjinë është sfidë shumë e madhe të paktën programi
që neve bëjmë sepse jemi gjatë gjithë kohës rrethuar nga ushqime fantastike dhe nga propozime fantastike dhe është e parezistzeshme që t'i provosh, të gjitha bisedat që kalojnë kështu që vëmë ndonjë kile më tepër. Pastaj tentojmë që ta heqim.BORDO: Ke përvetësuar ndonjë nga ato? Çfarë ke mësuar?
Julka: Po kam mësuar shumë. Kemi një Julka tjetër që bën receta që lënë shumë përshtypje. Janë shumë shumë të mira falë zonjës Linda edhe falë programit tonë që mundohet të na mësojë të gjithëve.



















