KreuCelebrity

Nga xhirimet e filmit të ri tek ndryshimi i 'look-ut', Rudina Dembacaj zbulon gjithçka! EKSKLUZIVISHT PËR BORDO

 

BORDO është një revistë dedikuar 100 përqind artit dhe modës, stilit të jetesës dhe karrierës. E përmuajshme, në 100 faqe BORDO sjell personazhe që shprehen përmes fjalës, intervista të trajtuara me kujdes dhe sesione fotografike dedikuar figurave më në zë të momentit. BORDO stream është faqja e kanalit zyrtar të BORDO në youtube, ku mund të gjeni intervistat ekskluzive të personazheve të njohur shqiptar, por jo vetëm

Të qenurit në festa, të shijosh një gotë, të takosh miq dhe të shkëmbesh energji është pikërisht ajo që na duhet gjatë sezonit të verës. Së fundmi në një festë mes Vip-ash, aktorja dhe moderatorja e njohur gjithashtu tashmë edhe sipërmarëse, Rudina Dembacaj ka dhënë një intervistë ekskluzive për BORDO, ku ka treguar shumë për karrierën e saj dhe ka treguar se shumë shpejt do të xhirojë një film, por a ishte filmi arsyeja e ndryshimit të 'look-ut' të saj?

Rudina: Do të xhiroj dhe një film tani së shpejti. Kjo ngarkesa mesa duket më mban gjallë dhe njëra punë më karikon për tjetrën.

BORDO: Edhe një pyetje për kuriozitet flokët ky ndryshim
nga erdhi? Mbase ndonjë bestytni për sukses për fat dhe sa është sa e vështirë është për ta mbajtur këtë ngjyrë? Se ne vajzat e dimë që kërkon pak impenjim në fakt.

Rudina: Më kishin thënë që është shumë e bezdisshme por është njësoj si ngjyra  errët sepse unë i lyeja rrënjët e flokëve çdo dy javë duke qenë se ngjyra ime është pak e çelët edhe dilja shumë e zbehtë me atë rrënjën e çelur. Nuk është një nuk erdhi si bestytni. Sigurisht që jo. Thjesht unë si natyrë e rrëmbyeshme që jam shkova tek parukieri i thashë dua sot të lyej flokët në ngjyrë karrotë dhe t'i pres e pa e menduar fare. Po varet se sa do e mbaj.