Shkaktoi tronditje ne kryeqytet ngjarja tragjike e mengjesit te sotem, kur 47-vjeçari Gentian Lelçaj u gjet i vdekur brenda automjetit të parkuar në garazhin e banesës së tij.
Sipas policisë, Lelçaj, i cili rezulton të ketë qenë punonjësi Gardës së Republikës, dyshohet se ka qëlluar veten për vdekje me armën e tij të shërbimit.
Shkak thuhet se është bërë gjendja e rënduar psikologjike e 47-vjeçarit, e ardhur si pasojë e procesit të divorcit me bashkëshorten e tij.
Ndërkohë, që hetimet janë duke vijuar, nëpër media qarkulloi fotoja e Gentian Lelçaj i cili po ashtu mësohet se ka lënë pas një djalë të mitur.



















