Joz Marku dhe Loredana Brati e nisën historinë e tyre të dashurisë brenda shtëpisë së "BBV4". Shpesh ata kanë pasur disa kriza në lidhjen e tyre dhe pas mabrimit të edicionit marrëdhënia e tyre është e paqartë për publikun, pasi ata nuk janë parë më bashkë.
Para disa ditësh Jozi nuk ka qenë as në festën e ditëlindjes së Loredanës, ku mungesa e tij ngriti dyshimet se ata janë ndarë. Por disa dedikime të Loredanës tregojnë të kundërtën. Së fundmi Jozi ka hequr Loredanën nga ndjeksat e tij në Instagram, ndërsa Loredana atë ende jo.
I ftuar në një intervistë së fundmi me Gaz Ujkashin, Jozi është pyetur edhe për jetën e tij personale dhe historinë me Loredanën, të cilën e përmendën jo me emër, por me një batutë që ata kishin brenda në "BBV4". Për këtë Jozi nuk ka dashur të tregojë detaje duke qenë më i rezervuar, por është shprehur se ata kanë shumë gjëra për të biseduar.
Gazi: Ti je i hapur? A do mbyllet kjo çështje në një moment të caktuar?
Jozi: Çëshjtja e?
Gazi: E "cupës së xhajës"
Jozi: "Cupa e allës", ka shumë për të folur, por dua të rezervohem pak, gjërat janë mirë. do ketë supriza, te Jozi ka gjithmonë surpriza
-
Jozi e heq nga Instagrami, ja veprimi i papritur i Loredanës!
2 Qershor, 11:52



















