Ditën e djeshme, Një grua misterioze, e moshës rreth 55 vjeçe, ka tentuar të rrëmbejë vajzën e dedektives private Shkënda Lili. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Astirit, në një kompleks pallatesh, ku banon Shkënda bashkë me familjen e saj. Gruaja misterioze, me syze, ka monitoruar dhe vëzhguar vajzën 6 vjeçe në zonën ku banonte dhe ka tentuar ta joshte me ëmbësira, duke e tërhequr më pas me forcë.
Gruaja, e cila po kërkohet nga policia, e ka lëshuar vajzën e mitur, pasi është tërhequr vëmendja e disa fqinjëve të zonjës Lili, që ndosheshin në një lokal pranë.
Policia ka sekustruar pamjet filmike në zonë, me qëllim për të indentifiluar autoren e grabitjes në tentativë. Ende nuk ka një version zyrtar për ngjarjen. Megjithatë, ka dyshime që gruas në fjalë mund të fshihet një grup kriminal. Nuk përjashtohet as mundësia që tentativa të jetë një mesazh për detektiven private për shkak të punës së saj delikate.



















