Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë një nga çiftet më të dashura të publikut. Ata e nisën romancën e tyre brenda "BBV", lidhje e cila vazhdoi dhe jashtë dhe tashmë ata janë prindër të një vajze.
Shpesh ka pasur aludime për një shtatzani të dytë të Kiarës. Së fundmi ajo i është përgjigjur disa pytjeve të ndjekësve të saj në Instastory, duke u kthyer një përgjigje edhe për këtë temë.
Je shtatzanë?
Kiara: JO
Kiara tashmë vazhdon karrierën e saj si moderatore, ndërsa Luizi i angazhuar me koncerte dhe projekte të reja muzikore. Shpesh ata publikojnë në rrjete sociale jo vetëm arritjet e tyre profesionale, por edhe momente nga jeta e tyre e përditshme me vajzën e tyre.



















