KreuCelebrity

Beyonce, incident me veshjen gjatë koncertit në Londër – por reagimi i saj dhe i balerinëve merr duartrokitje!

Beyonce, incident me veshjen gjatë koncertit në Londër –

Beyoncé e perballoi me qetesi dhe elegance nje incident te veshjesh qe ndodhi gjatë koncertit të saj në Londër, pjesë e turneut “Cowboy Carter”.

Gjatë mbrëmjes së saj të parë nga gjithsej gjashtë koncerte në kryeqytetin britanik, këngëtarja 43-vjeçare performoi me një kostum të artë. Teksa këndonte këngën “I’m That Girl”, ajo ngriti njërën këmbë dhe në atë moment, pantallonat i rrëshqitën dhe ranë në skenë – moment që u kap nga kamera dhe u bë viral. 

Beyoncé reagoi me shpejtësi. Gjatë një pauze muzikore, ajo uli duart dhe i ngriti pantallonat, ndërsa, sapo u drejtua, buzëqeshi dhe vazhdoi koreografinë me profesionalizëm, duke marrë përkrahjen e zjarrtë të publikut. Njëri prej balerinave të saj vrapoi për t’i rregulluar veshjen, ndërkohë që ajo vazhdonte këngën si të mos kishte ndodhur asgje.