Dueli Shqipëri-Serbi, i vlefshëm për fazën eliminatore për Botërorin 2026, do të luhet këtë të shtunë në orën 20:45 në Arenën Kombëtare.
Mes shumë personazheve të tjerë VIP, ndër ta ka reaguar edhe fituesja e "BBV3", Egla Ceno, me një mesazh që po komentohet në rrjetet sociale. Ajo shpreh mbështetjen për Shqipërinë dhe nxit të gjithë tifozët që të tregojnë vlerat e vërteta shqiptare, ndër to edhe mikëpritjen.
“Serbët na kanë lënduar vëllezërit Kosovarë, por ju lutem mos ngatërroni artin dhe sportin me politikën (politika iz ë biç)”. Le t' ju tregojmë në trojet tona se ne jemi më të mirë se ata, ne mikëpresim, ne nuk "qajmë së bebe" për një simbol me duar. Ne jemi Shqipe! Forca me fitore Shqipëri!"‒ shkruan Egla.
Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash të posaçme për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes.
Për të garantuar sigurinë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare, është bashkëpunuar me të gjitha institucionet që kanë rol në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, konkretisht me Federatën Shqiptare të Futbollit, UEFA-n, Gardën e Republikës, Policinë Bashkiake, Shërbimin Zjarrfikës, shoqëritë private të sigurisë (stjuartët dhe personeli i sigurisë), spitalet, qendrat shëndetësore dhe ato të ndihmës së parë.



















