Si rrallehere, prezantuesi i njohur Ledion Liço pak orë me parë ka ndarë një postim tejet të veçantë ne te cilin tregon dashurinë që ka për motrën e tij, e publikoi dhe nje foto me te ne diten e saj te lindjes.
“Këtë muaj jam bindur plotësisht se motrat mund të ndryshojnë botën, sepse janë të vetmet që dinë të jenë aty gjithmonë për ty, pa kushte, duke të bërë të shohësh të bukurën dhe të mirën që jeta ka për të ofruar. Ose thjesht kjo është motra ime. Gëzuar Ditëlindjen shpirti im! 36 vite bashkë, në të mirë e në të keq. Faleminderit për çdo gjë që bën. Mezi pres për 36 të tjerat! Love You Tina!” , ka shkruar Ledioni.
Pavarësisht angazhimeve të shumta në media dhe projekte të ndryshme, Ledioni vazhdimisht ka treguar se e konsideron familjen prioritetin e tij kryesor.



















