KreuCelebrity

Rod Stewart anulon koncertet për shkak të sëmundjes: Jam i shkatërruar!

Rod Stewart anulon koncertet për shkak të sëmundjes: Jam i

Këngëtari legjendar britanik Rod Stewart është detyruar të anulojë ose të shtyjë gjithsej gjashtë koncerte të planifikuara për muajin qershor, për shkak të problemeve shëndetësore. Fillimisht, ai njoftoi anulimin e dy koncerteve me rekomandimin e mjekëve, por më pas vendosi të shtyjë edhe katër të tjera.

Rod Stewart anulon koncertet për shkak të sëmundjes: Jam i

“Më duhet të shtyj gjashtë koncertet e ardhshme në qershor, pasi ende po rikuperohem nga gripi,” shkroi 80 vjecari në një postim në rrjetet sociale. “Më vjen shumë keq, miqtë e mi. Jam i mërzitur për këtë dhe u kërkoj ndjesë të sinqertë fansave të mi për çdo shqetësim. Do të rikthehem në skenë së shpejti – shihemi aty!”.

Rod u shfaq për herë të parë në rrjetet sociale javën e kaluar për të njoftuar anulimin e koncertit të tij në Las Vegas për shkak të gjendjes shëndetësore. Dy ditë më vonë, ai u detyrua të anulojë edhe performancën e planifikuar për 5 qershor në të njëjtin vend.

“Mjeku më këshilloi të pushoj edhe pak, derisa të rikuperohem plotësisht nga gripi. Faleminderit për dashurinë dhe mirëkuptimin,” shtoi ai. Anulimi i koncerteve pak javë para paraqitjes së shumëpritur në festivalin Glastonbury në Somerset, më 29 qershor, ka shkaktuar shqetësim te fansat që presin me padurim performancën e tij në këtë ngjarje të madhe muzikore.