KreuCelebrity

Me shkencë, shpallet emri më i bukur në botë

Me shkencë, shpallet emri më i bukur në botë
Një studim i fundit shkencor ka shpallur emrin grek Sofia si emrin më të bukur në botë. Hulumtimi është kryer nga Dr. Bodo Winter, linguist kognitiv në Universitetin e Birminghamit, i cili analizoi 100 emra për të vlerësuar bukurinë fonetike, ritmin dhe rezonancën emocionale. Sipas tij, emri “Sofia” u rendit vazhdimisht më lart për shkak të bashkëtingëlloreve të buta, zanoreve harmonike dhe tingullit melodioz që mbart.

Përveç tingullit të këndshëm, emri ka edhe një domethënie të thellë kulturore dhe filozofike. “Sofia” vjen nga fjala greke “σοφία” (sofía), që do të thotë “urti”, dhe lidhet ngushtë me idealet e lashta greke dhe me perëndeshën Athena – simbol i urtësisë dhe strategjisë. Në fillimet e krishterimit, emri mori rëndësi të veçantë përmes Shenjtores Sofia e Romës, një martire e shekullit të dytë.

Forma të ndryshme të këtij emri – si Sophia, Sophie, Sofie e të tjera – janë të dashura në të gjithë botën për shqiptimin universal, trashëgiminë e pasur dhe lidhjen e tyre me inteligjencën dhe hijeshinë. Bukuria e tij e përjetshme pasqyrohet edhe në monumente historike si Aja Sofia në Stamboll, simbol i trashëgimisë ortodokse greke.