KreuCelebrity

“1.500 euro për një gisht”, Enca zbulon fitimet e saj nga OnlyFans!

 

 

Enca Haxhia, këngëtarja shqiptare e njohur për hitet e saj dhe prezencën në rrjetet sociale, ka një llogari aktive në platformën OnlyFans, ku ndan përmbajtje ekskluzive me ndjekësit e saj. Në lidhje me fitimet e saj nga OnlyFans, Enca ka deklaruar se ato janë të konsiderueshme.

Në një intervistë me "Goca&Gra", ajo ka theksuar se përdor këtë platformë jo vetëm për të postuar foto provokuese, por edhe për të komunikuar drejtpërdrejt me fansat dhe për të ndarë informacion mbi projektet e saj muzikore dhe jetën e përditshme. E pyetur nga paneli nëse ishte e vërtetë fakti që dikush i kishte ofruar 1500 euro për një fotografi të këmbëve, përgjigja e Encës nënkuptoi se fitimet ishin akoma dhe më të mëdha.

"1500 është vetëm një gisht"- u shpreh Enca

Thuhet se fitimet mujore të Encës shkojnë deri në 100.000 euro, duke e renditur ndër artistet më të suksesshme shqiptare në këtë platformë.