KreuCelebrity

"‘Nuk e di a mund ta them publikisht…", Juliana Nura rrëfen si ia mori biletën Armand Dukës për ndeshjen Shqipëri-Serbi!

Ndeshja e madhe Shqipëri-Serbi, e cila përfundoi me barazim, u zhvillua të shtunën në stadiumin "Air Albania". Mënyra për të blerë biletën e ndeshjes nuk ishte edhe aq e thjeshtë, pasi duhet të kaloje përmes një shorteu.

Modelja e njohur Juliana Nura ka marrë shumë vëmendjen edhe para ndeshjes teksa ka qenë duke bërë tifo me tifozat kuqezi në bulevard, ku dhe është bërë mjaft virale në rrjet. Më pas Juli ka postuar disavideo në Instagramin e saj, duke treguar se po e shikonte ndeshjen nga tribuna e stadiumit.

E ftuar në një televizion në Kosovë, Juliana është pyetur se si e ka siguaruar biletën për ndeshjen dhe teksa u vu shumë në siklet në fillim, prap së prap u tregua shumë e sinqertë në përgjigjen e saj. Ajo tregoi se nuk e morri me short, por pas një telefonate që i bëri Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukës. Përmes kontakteve që ajo ka me persona me pozitë në Shqipëri, duket se gjërat janë më të thjeshta për Julin.

"Nuk e di a mund ta them publikisht, por i kam bërë një telefonatë Armand Dukës. Nuk e kam marrë me short, por përmes kontakteve që kam në Shqipëri."- u shpreh Juliana

“Fati është pak edhe si e bën punën. Kam vite që e ndjek Kombëtaren, jam rritur në një familje sportistësh, kam qenë gjithmonë pranë sportit dhe kjo më ka ndihmuar të jem pjesë e çdo loje të rëndësishme të Shqipërisë”

 

Në stadiumi kanë qenë edhe shumë personazhe të showbizit shqiptar si Erjola Doçi, Luana e Marina Vjollca, Juliana (Xhuli) Nura, po ashtu edhe Ermal Mamaqi me Amin, Arbër Hajdari etj.

Përgatiti: Libera Resulaj