Dakota Johnson u rishfaq në publik pas ndarjes me Chris Martin me një veshje “hakmarrjeje”: Aktorja 35 vjecare i befasoi të gjithë kur u paraqit me një fustan krejtesisht transparent ( krijim nga Nensi Dojaka), lëvizje kjo që u interpretua menjëherë si një mesazh për këngëtarin: “Ja çfarë po humbet”!
E veshur me një body të zi minimalist dhe një fustan-tyl sipër tij, Dakota- që u fotografua duke dalë nga hoteli Greenwich në New York- e kompletoi loo-n me një palë vëthë të mëdhënj ngjyrë ari ( tendenca e sezonit tani, janë aksesorët e mëdhenj që bien në sy).
Pas fundit të marrëdhënies tetëvjeçare me Martin, aktorja u shfaq mjaft e relaksuar, si për të lënë të kuptohet se është gati për një fillim të ri.