KreuCelebrity

Drama e Dianës: Kur vdiq nuk fliste me të ëmën- Çfarë ndodhi mes tyre në ditën e dasmës!

Drama e Dianës: Kur vdiq nuk fliste me të ëmën-


Sot mbushen 21 vjet që kur nëna e Princeshës Diana, Frances Shand Kydd, u varros pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit dhe kancerit në tru. Ajo jetoi shtatë vjet më shumë se e bija dhe, tragjikisht, Frances nuk fliste me Dianën në kohën e vdekjes së saj të papritur.
Në të vërtetë, është e mirëdokumentuar tashmë, sipas Daily Mail, se Diana dhe Frances patën një marrëdhënie të tensionuar gjatë gjithë jetës së tyre me periudha pajtimi të ndjekura, nga periudha të gjata ku të dyja ato nuk flisnin me njëra-tjetrën.

Drama e Dianës: Kur vdiq nuk fliste me të ëmën-


Një moment veçanërisht i vështirë në marrëdhënien e tyre u shënua rreth kohës së atij që duhet të kishte qenë një nga kujtimet e tyre më të lumtura së bashku - dasma e Dianës me Princin Charles në korrik 1981. Duke shkruar në biografinë e tij “bombë” për Princeshën e ndjerë të Uellsit - të titulluar “Diana: Historia e saj e Vërtetë”, Andrew Morton rrëfen se princesha u ndje 'shumë e zhgënjyer' nga Frances në ditën e dasmës së saj.
'Ajo vazhdonte të qante dhe të thoshte se nuk mund ta përballonte presionin. Unë priresha të mendoja se unë isha ajo nën presion, sepse në fakt, unë isha nusja', pati pohuar Diana për Morton.
Diana vazhdon të pretendojë se nëna e saj e 'çmendi' gjatë fejesës së saj dhe Frances u 'lëndua' shumë kur nuk u përfshi në përgatitjet për ditën e madhe. Ajo madje bën pretendimin tronditës se stresi i dasmës e shtyu nënën e saj të fillonte të merrte ilaçin e ankthit, valium, të cilin vazhdoi ta merrte rregullisht “që prej atëherë'. Pas dasmës, Diana nuk foli me të ëmën për tre apo katër vjet.