KreuCelebrity

Pas ndarjes nga Shpat Kasapin, Selvija merr veprimin e papritur!

 

Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij, Selvija kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak se aludua se i kishin dhënë fund martesës së tyre. Kjo pasi Selvija publikoi një mesazh ku la të kuptohej se po kalonte një periudhë shumë të vështirë në jetën e saj personale. Ata gjithashtu nuk ndiqeshin më në Instagram, dhe kishin fshirë të gjitha fotot bashkë. 

Së fundmi Selvija duket se e ka konfirmuar ndarjen me postimin e fundit në Instastory. Një mesazh emocional, ku shprehet se me shumë trishtim po largohet nga Tirana, por zemra e saj do të ketë një copë nga ky qytet.

Ditët e fundit në Tiranë… Më në fund po largohem, por zemra ime do të mbajë gjithmonë një copëz nga ky qytet