KreuCelebrity

Justin Bieber mund t'i marrë gjysmën e pasurisë 1 miliard dollarëshe Hailyt?

 

 

Nëse Justin Bieber dhe Hailey Bieber ndahen, nuk do të thyehen vetëm zemrat, por edhe llogaritë bankare do të përjetonin një tërmet.

Burime për 'Page Six' konfirmojnë se çifti nuk ka firmosur një marrëveshje paramartesore (prenup), gjë që mund t’i japë Justin-it të drejtë për një pjesë të biznesit një miliardë dollarësh të Hailey-t: Rhode.

Së fundmi Hailey ka shitur biznesin e saj të kozmetikës "Rhode" për një shifër që mund të arrijë deri në 1 miliard dollarë. Por me mungesën e një prenup-i, ajo fitore mund të mos jetë vetëm e saj.

“Çdo pasuri e krijuar gjatë martesës në Kaliforni konsiderohet pronë e përbashkët nëse nuk ka një marrëveshje ligjore që e përcakton ndryshe,” – sqaroi një avokat i njohur divorcësh për Page Six.

E thënë ndryshe: pavarësisht se Rhode është firma e Hailey-t, edhe Justin mund të përfitojë në rast divorci përderisa marka është krijuar pas dasmës së tyre në 2018.

Përgatiti: Libera Resulaj