KreuCelebrity

Taylor Swift dhe Travis Kelce janë martuar fshehurazi?

 

Së fundmi po aludohet se këngëtarja Taylor Swift dhe ylli i NFL-së, Travis Kelce, janë martuar dhe shumë fansa e bazojnë këtë pretendim në një detaj që kanë vënë re.

Konkretisht, arsyeja për këto spekulime ishte një foto nga dasma e lojtarit të Chicago Bears, Cole Kmet, e cila u përhap shpejt në internet. Organizatorja e dasmës, Ellie Nottoli, ndau detaje nga eventi që u zhvillua të shtunën e kaluar në profilin e saj në Instagram

Ndër fotot e publikuara ishte edhe një që tregonte një zarf me mbishkrimin “Taylor dhe Travis Kelce” dhe etiketën “Tavolina 13”. Megjithatë, organizatorja sqaroi se këngëtarja e famshme dhe i dashuri i saj nuk morën pjesë në dasmë, pasi po merrnin pjesë në një dasmë tjetër në Tennessee po atë fundjavë – konkretisht, në dasmën e kushëririt të Kelce, Tanner Corum, dhe Samantha Peck.

Ajo shpjegoi gjithashtu se nusja, Emily Jarosz, i shkroi një letër personale secilit të ftuar dhe se çiftet shpesh renditen së bashku në ftesa dhe dhurata pavarësisht nga statusi i tyre martesor. Edhe pse doli që nuk kishte ndonjë martesë të fshehtë pas mbishkrimit, thashethemet u përhapën shpejt dhe fansat vazhduan të spekulonin rreth hapit të ardhshëm të çiftit të famshëm.

Sipas Daily Mail, një burim pranë Taylor dhe Travis zbuloi se Kelce mund t’i propozojë së shpejti këngëtares, sapo të mbarojë sezoni aktual i NFL. Sipas të njëjtit burim, “një unazë fejese është vetëm çështje kohe”. Edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar të fejesës, një gjë është e sigurt – interesi i publikut për jetën e këtij çifti të famshëm nuk po zbehet.