Epidemia e kancerit të zorrës së trashë tek të rinjtë po vendoset gjithmonë e më shumë në qendër të kërkimit dhe alarmit të ekspertëve- por ekziston dhe një formë tjetër e sëmundjes vdekjeprurëse që po merr hov akoma edhe më shpejt.
Hulumtuesit nga Universiteti Vanderbilt thonë se kanceri i apendiksit, i njohur edhe si kanceri i apendisitit, i cili i mori jetën aktorit Adan Canto në moshën 42 vjeç, tani po përhapet në rritje tek njerëzit nën 50 vjeç.
Një studim i ri zbuloi se Millennials (njerëzit 29 deri në 44 vjeç) kanë rrezikun më të lartë për të zhvilluar këtë lloj kanceri, me norma deri në shtatë herë më të larta tek njerëzit që janë sot tek 30-at sesa “homologët” e tyre në vitet 1940 - dhe shumë më të mëdha se pesë grupmoshat e tjera të përfshira në kërkim.
Kanceri i apendiksit është shqetësues sepse shpesh shpërfillet në fazat e hershme për gjendje të tjera, më beninje, siç janë helmimi nga ushqimi ose problemet me zorrët. Nuk është e qartë se çfarë mund të jetë duke shkaktuar këtë “shpërthim” të rasteve të tij, por studiuesit mendojnë se kjo mund të lidhet me një 'ekspozim' të ri mjedisor ndaj të cilit brezat e vjetër nuk ishin të ekspozuar.



















