
Pas një vëmendjeje të gjatë mediatike, për shumë ngjarje që ndikuan dhe ndryshuan shumë jetën e saj, Elia Zaharia rikthehet afër publikut dhe sidomos fëmijëve me botimin e librit të saj të parë me përralla. Përgjigje, mesazhe të fuqishme dhe shumë të tjera, Elia është rrëfyer ekskluzivisht në një intervistë për BORDO, e cila publikohet sot në orën 18:00 në kanalin e Youtube.
Lidhur me gjithë situatat dhe ndodhitë në jetën e saj kohëve të fundit, Elia ka dhënë një mesazh për të gjithë publikun
"Falja ka fuqinë e Zotit, shpirti ka nevoje të lihet i lirë dhe mendoj se vetëm nëpërmjet faljes njeriu mund te gjejë paqen me veten, mendoj se aty ku njeriu nuk fal është fëmija"- Elia Zaharia
Si erdhi ideja e librit për Elian?
"Më pëlqen t'i flas fëmijëve. Është një gjuhë universale e fëmijëve është gjuha e dashurisë."- është shprehur Elia
Libri vjen pas një periudhe të vështirë komplekse. Si erdhi ai ngacmimi që ky është momenti i duhur?
"Vetë nënvetëdia strehohet në krijimtari edhe në një botë më të bukur dhe më të shëndetshme sesa ajo që sjell realiteti, për prallën time unë do të thoja që ndoshta është krijuar në një moment ku të gjithë atë fluks energjie unë arrita që ta shndërroj në energji krijuese edhe është pak si diamanti që formohet në një presion shumë të madh."- Elia
Përgatiti: Libera Resulaj
View this post on Instagram



















