Rezidenca e reperit të famshëm, Macklemore, në Seattle, është bërë së fundmi skenë e një grabitjeje të frikshme. Mediat e huaja shkruajnë se dy persona të dyshuar kanë hyrë me forcë në shtëpinë e fituesit të “Grammy” në lagjen Capitol Hill gjatë natës së 7 qershorit. Gjithashtu thuhet se dy të dyshuarit kanë spërkatur me spraj dadon që ndodhej aty, ndërsa tre fëmijët e tij të vegjël flinin në dhomat e tyre.
Sipas një raporti të Departamentit të Policisë së Seattle, i publikuar nga “People”, një grua e identifikuar më vonë si dadoja e pronarit 41-vjeçar, telefonoi 911 pak para orës 1 të mëngjesit të shtunën, më 7 qershor. Ajo ka raportuar se dy burra kishin hyrë me forcë në shtëpi dhe kishin përdorur spraj ndaj saj.
Macklemore, emri i vërtetë Ben Haggerty, është një reper dhe producent i njohur amerikan, i cili ka fituar çmime Grammy dhe është i njohur për hite si "Thrift Shop" dhe "Can't Hold Us". Ai është gjithashtu i angazhuar në çështje sociale dhe politike, duke shprehur qëndrime të forta për çështje të tilla si të drejtat e njeriut dhe drejtësia sociale



















