Vserlo u bë mjaft i njohur për publikun, pasi mori pjesë në edicionin e katërt të “Big Brother VIP Albania 4” . Gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, ai u dallua për natyrën e tij të drejtpërdrejtë dhe shpesh të ashpër, duke u përfshirë në debate të shumta me banorët. Ai ishte një konkurrent mjaft aktiv, duke krijuar situata të tensionuara dhe diskutime të zjarrta në shtëpi.
Së fundmi këngëtari ka habitur ndjeksat e tij në Instagram me foton e postuar së fundmi në Instastory, ku shfaqet një djalë mjaft muskuloz dhe tërheqës, fytyra e të cilit nuk duket qartë. Por jo vetëm kaq, pasi në postim Vserlo ka vendosur këngën "I'm in love with a criminal", gjë e cila ka habitur ndjekësit. orientimi i tij seksual ka qenë gjithmonë një temë diskutimi edhe pse Vserlo nuk e ka pranuar këtë gjë.
A është ky një veprim për të treguar dhe vërtetuar thashethemet apo thjesht një postim për të tërhequr vëmendjen?



















