KreuCelebrity

Shtëpia që iu premtua në Big Brother VIP Albania, Arjola Demiri: “Është bërë legjendë kjo historia”!

Shtëpia që iu premtua në Big Brother VIP Albania, Arjola Demiri:

U fol shume lidhur me shtëpinë që iu dhurua gjatë BBVA, e tani Arjola Demiri ka vendosur të japë një përgjigje të qartë. “Me shtëpinë shumë mirë, aty është, vetëm me u fut brenda", tha ajo, duke shtuar se kjo situate ka marre formen e nje “legjendë urbane” për publikun shqiptar:
“Kur të futem, do e merrni vesh. Sepse u bë legjendë kjo historia e shtëpisë.”

Arjola konfirmoi se prona ekziston fizikisht dhe është parë nga të gjithë, por që ende po punohet për ta bërë gati për banim.
“Është vetëm me u fut brenda, ta mobilojmë, ta sistemojmë, se do punë,” tha ajo, duke kujtuar se kur iu premtua, shtëpia ishte ende në fazë ndërtimi:

“Ka qenë në themele kur është dhuruar, kështu që është normale pritja.” Me këtë sqarim, duket se Arjola e ka vendosur të mbyllë kapitullin e “misterit të shtëpisë” me transparencë dhe qetësi, ndërsa ende pret qe te hyje brenda.

https://www.instagram.com/reel/DKw6eTDoz5e/?utm_source=ig_embed&ig_rid=ecfff794-2613-4b0c-9e29-9811f95e95af