KreuCelebrity

Fshihen nga Youtube këngët e vjetra të Gjestit, zbulohet arsyeja!

 

Gjesti mori shumë vëmenjen e publikut përmes pjesëmarrjes në reality show-n "Big Brother VIP". Ai ishte pjesëmarrës në sezonin e tretë të "Big Brother VIP Kosova" dhe më pas u bë pjesë e sezonit të katërt të "Big Brother VIP Albania", ku fitoi zemrat e publikut me personalitetin e tij të veçantë dhe energjinë pozitive.

Ai njihet edhe për disa nga këngët e tij mjaft të suksesshme, "Katile”, “Idiote”, “U halite” dhe “Pandemia” Së fundmi është vënë re se këngët e vjetra të Gjestit janë fshirë nga Youtube, gjë e cila ka marrë shumë vëmendjen sidomos të fansave të tij.

Sipas burimeve të një menaxheri, këngët ishin nën menaxhimin e Samed Poterës, por tani janë hakuar dhe janë fshirë nga platformat online. Puna për rikthimin e tyre ka nisur, por ende nuk dihet se kush qëndron pas këtij ‘sulmi’ misterioz.