Mauro Icardi dhe Wanda Nara nuk po ndahen vetëm si partnerë në jetë, por edhe si bashkëpunëtorë në një “biznes” që po shpërbëhet përpara syve të publikut. Pas një marrëdhënieje të mbushur me ulje-ngritje, tradhti dhe pajtime të bujshme, çifti po kalon tani një proces divorci të tensionuar, ku akuzat po shtohen dita-ditës.
Në qendër të konfliktit aktual është një shumë prej 7 milionë euro. Icardi akuzon Wandën, e cila për vite me radhë ka qenë edhe menaxherja e tij, se ka transferuar shuma të mëdha parash në llogarinë e saj personale pa pëlqimin e tij.
“Kam gjetur prova në telefon. Ajo nuk ka menduar kurrë për vajzat tona, vetëm për veten e saj,” ka deklaruar ai publikisht.
Mediat argjentinase raportojnë se sulmuesi i Galatasarayt ka paraqitur një padi për vjedhje, duke e përshkallëzuar edhe më tej situatën mes tyre. Wanda, deri më tani, nuk ka dhënë asnjë koment publik mbi këto akuza.
-
MTV në zi, humb jetën prezantuesja ikonë Ananda Lewis!
12 Qershor, 12:02
Ky divorci është një nga më të bujshmit në historinë e futbollit, me akuza për tradhti, kërkesa financiare të larta dhe tensione ligjore. Të dy palët janë të angazhuara në një betejë ligjore që pritet të vazhdojë për një kohë të gjatë.



















