KreuCelebrity

E rrallë: Mira Muratit dasmën ia parashikoi ChatGPT?!

E rrallë: Mira Muratit dasmën ia parashikoi ChatGPT?!

Mira Murati është shqiptarja që i dha botës chatbotin e AI, ChatGPT, dhe ishte pikërisht ChatGPT që parashikoi dasmën e saj! Shqiptarja e talentuar do të lidhë kurorë në një ceremoni tërësisht private në Toskanën e bukur italiane.

E rrallë: Mira Muratit dasmën ia parashikoi ChatGPT?!

 Më pak se një vit pasi nëna e saj pyeti vetë ChatGPT se kur do të gjente burrë e bija, duket se fati dhe teknologjia “bashkëpunuan” për t’i dhënë përgjigjen e shumëpritur.

Dasma është organizuar me një protokoll sigurie shumë të lartë, duke mbajtur larg vëmendjes publike çdo detaj. Të gjithë të ftuarit janë pajisur me kontrata të rrepta privatësie, të cilat ndalojnë publikimin e çdo materiali – foto apo video – nga ceremonia në rrjete sociale apo media. Megjithatë, disa detaje kanë dalë: në festë nuk do të mungojnë ritet dhe zakonet shqiptare, duke i dhënë ceremonisë një shije autentike. Kështu, Mira do të veshë kostumin tradicional të nuseve të Jugut, me jelekun karakteristik të zonës së Vlorë, gjithashtu nuk do të mungojnë as vallet popullore shqiptare.