KreuCelebrity

Mira Murati po martohet, shqiptarja që i dha jetë ChatGPT-së!

Mira Murati po martohet, shqiptarja që i dha jetë ChatGPT-së!

Mira Murati, shqiptarja që i dha jetë inteligjencës artificiale ChatGPT, do të martohet në një ceremoni tërësisht private në Toskan, Itali.

Më pak se një vit pasi nëna e saj pyeti vetë ChatGPT se kur do të gjente burrë e bija, duket se fati dhe teknologjia “bashkëpunuan” për t’i dhënë përgjigjen e shumëpritur

Dasma është organizuar me një protokoll sigurie shumë të lartë, duke mbajtur larg vëmendjes publike çdo detaj. Të gjithë të ftuarit janë pajisur me kontrata të rrepta privatësie, të cilat ndalojnë publikimin e çdo materiali  foto apo video  nga ceremonia në rrjete sociale apo media.

Mira Murati do të veshë kostumin tradicional të nuseve të Jugut, me jelekun karakteristik të zonës së Vlorës, duke nderuar kështu rrënjët e saj kulturore. Këngët dhe vallet popullore shqiptare do të jenë pjesë e ceremonisë.