Erion Isai, ka reaguar për herë të parë publikisht lidhur me përfundimin e martesës së tij. Në një postim të shpërndarë në rrjete sociale, Kryetari i Bashkisë së Ersekës-njëkohësisht aktor dhe figurë publike e njohur, konfirmoi divorcin dhe shprehu keqardhjen për publikimin e vendimit gjyqësor nga mediat, duke e cilësuar të panevojshëm dhe jo në interes publik.
“Po! Martesa ime prej dy vjetësh ka përfunduar,” – shkruan Isai, duke theksuar se ndarja është bërë me mirëkuptim dhe në mënyrë ligjore që prej prillit 2024. Ai shprehet i zhgënjyer nga fakti që një çështje kaq personale është ekspozuar në publik, sidomos kur në mes janë edhe dy vajzat e tij të vogla, edhe pse ne fakt, ne regjim i tille nuk i kursehet asnje personazhi publik ( cmimi i fames).
Postimi i plote:
Po! Martesa ime prej dy vjetësh ka përfunduar! Në interes për aq sa i takon medias dhe opinionit publik, si artist dhe ushtrues i një detyre të lartë, prej Prillit 2024 me dakortësi dhe parime të përbashkëta edhe zyrtarisht e ligjërisht ka nisur një kapitull i ri personal! Keq ardhje për publikime vendime gjykatash të cilat s’kanë asnjë interes publik, e asnjë arsye për tu publikuar, e mbi të gjitha kur pas saj janë dy vajza të vogla!
Vijoj që në jetën time (si artist e ushtrues detyre) të udhëhiqem nga pasioni, dashuria e përkushtimi!
Prej dy vjetësh detyrën më të bukur në botë; atë të babait përkushtohem e copëtohem ta bëj edhe më mirë se më parë! Vlerësim të cilën e japin vetëm Ajër dhe E’dua!
Shihemi çdo ditë në punën time të detyrës apo kur mundemi në hapësira edhe në skenë si artist!
Përgjegjësitë e mia publike i ndjej dhe ushtroj çdo ditë për të fituar zemrën e kujtdo!
Uroj që çdo ditë tja dal!
Përqafime e bekime!



















