KreuCelebrity

Qarkulloi lajmi se është divorcuar, Erjon Isai reagon i revoltuar me gjykatën!

 

Erioni dhe zonja Petrela ishin të martuar që nga viti 2011 dhe kanë dy fëmijë. Në prill të këtij viti, Gjykata e Tiranës ka vendosur zgjidhjen e martesës. Ndonëse fjalët qarkullonin prej kohësh se Isai jetonte i vetëm mes Tiranës dhe Ersekës së bashku me thashetheme të tjera, kjo asnjëherë nuk ishte pranuar prej tij. Por tashmë duket se ndarja është zyrtarizuar nga Gjykata e Tiranës në prill të këtij viti, ndërsa kërkesa për divorc ishte paraqitur një vit më parë.

Ditën e sotme ky lajm ka qarkulluar kudo dhe për këtë Erioni ka reaguar në rrjete e tij sociale, duke e pranuar divorcin e tij dhe se tashmë është vetëm një baba i përkushtuar për fëmijët e tij. Gjithashtu shprehet se ndjen keqardhje për punonjësit e gjykatës që kanë shpërndarë me foto vendimin e divorcit të tij.

Po! Martesa ime prej dy vjetësh ka përfunduar... Keqardhje për publikime vendime gjykatash, të cilat s'kanë asnjë interes publik e asnjë arsye për t'u publikuar...Prej dy vjetësh, detyrën më të bukur në botë, atë të babait, përkushtohem ta bëj edhe më mirë se më parë

 Rastësi ose jo, kriza në martesën e erionit ka ardhur pasi u emërua në vitin 2019 kryetar i Bashkisë së Ersekës. Aktori i humorit Erion Isai tregoi ‘sakrificën e tij’ për interes publik pasi la një pagë rreth 5 mijë euro në televizion për një rrogë 680 mijë lekë të vjetra si kryetar i Bashkisë Kolonjë.