KreuCelebrity

Era Istrefi dhe Gjesti shihen bashkë në makinë, çfarë po ndodh mes tyre?

 

Era Istrefi dhe Gjesti janë dy nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, shumë të suksesshëm për momentin me projektet e tyre muzikore. Ata janë parë së fundmi së bashku në New York dhe thashethemet kanë qenë të shumta.

Era ka publikuar në Instastory një video teksa shfaqet në një makinë bashkë me Gjestin, duke shtuar aludimet për një bashkëpunim të mundshëm mes tyre. Por nuk është kështu, pasi është zbuluar se dyshja do të performojë këtë ditën e sotme në një klub nate në New York, duke konfirmuar se takimi i tyre është pjesë e një eventi muzikor.

 

Era Istrefi dhe Gjesti shihen bashkë në makinë, çfarë

Edhe pse ende nuk është konfirmuar ndonjë bashkëpunim muzikor mes Erës dhe Gjestit dhe as ata ndodhta nuk e kanë menduar më parë, fansat shpresojnë shumë se pas këtij takimi do të lind ideja për një këngë të re këtë sezon veror.

Përgatiti: Libera Resulaj