KreuCelebrity

E dashura e Leonardo DiCaprios krah Theo James në eventin e Dolce & Gabbana në Itali!

E dashura e Leonardo DiCaprios, modelja Vittoria Ceretti, u shfaq në krah të aktorit Theo James, një nga emrat më të lakuar për rolin e ardhshëm të James Bond, gjatë një eventi të organizuar nga Dolce & Gabbana për parfumin “Light Blue”, që u mbajt në Capri të Italisë, ditën e enjte.

Ceretti, 26 vjeç, e cila është në një lidhje me fituesin e çmimit Oscar, 50-vjeçarin DiCaprio që prej gushtit 2023, tërhoqi vëmendjen me pamjen e saj tërheqëse në një fustan të bardhë të shkurtër.

Veshja e saj elegante, e ngushtë pas trupit dhe e zbukuruar me dantellë dhe rripa të hollë, theksonte linjat e saj fizike. Theo James, 40 vjeç, i njohur për rolin e Cameron Sullivan në sezonin e dytë të “The White Lotus”, ishte veshur me një kostum prej liri në ngjyrë bezhë. Dyshja u fotografua në një jaht luksoz gjatë promovimit të aromës së re të markës italiane.

James aktualisht është ndër favoritët për të zëvendësuar Daniel Craig si agjenti legjendar James Bond, ndërsa përfaqësuesi i kompanisë Coral, John Hill, u shpreh:

“Ka pasur një rritje të ndjeshme të mbështetjes për Theo James.”