KreuCelebrity

Gjiko shpallet i pafajshëm pas 3 vitesh, gjykata nuk gjen prova për akuzat!

Gjykata Themelore në Prishtinë ka  shpalur sot të pafajshëm, këngëtarin e njohur Asdren Gjikolli, i njohur si Gjiko, nga akuza për dhunim që i ishte ngarkuar. Sipas informacioneve nga burime të sigurta brenda sistemit të drejtësisë, Gjikolli është shpallur i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Në aktgjykimin e shpallur sot, gjykata ka vlerësuar se nuk ekzistojnë prova të mjaftueshme që ta lidhin atë me veprën penale për të cilën ishte gjykuar. Mbrojtjen e Asdren Gjikollit e ka drejtuar avokati i njohur Kujtim Kërveshi, një emër i shquar në botën juridike në Kosovë dhe më gjerë, i njohur për përfaqësimin e korporatave të mëdha dhe profileve të rëndësishme në raste komplekse ligjore.

Kërveshi ka fituar disa çmime ndërkombëtare për sukseset në fushën e avokatisë. Rasti kishte tërhequr vëmendje të madhe në media dhe kishte shkaktuar debat në opinionin publik. Përfaqësuesit ligjorë të Gjikollit gjatë gjithë kohës mohuan akuzat dhe kërkuan drejtësi për klientin e tyre.

Kjo akuzë ndaj Gjikos u ngrit në mars të vitit 2017, është ngritur aktakuzë për veprën e rëndë penale dhunim ndaj një vajzë e mitur. Rasti dyshohej të ketë ndodhur në banesën e tij në Prishtinë, pasi që fillimisht sipas prokurorisë ai e kishte droguar viktimën.