KreuCelebrity

Mbaron 'lufta' disavjeçare, Enca dhe Trejsi Sejdini bëjnë paqe?

Në mars të vitit 2019 Trejsi i ka shpallur “luftë” Encës , pas një deklarate ofenduese që bëri për të teksa ishte e ftuar në një emision Një nga pyetjet drejtuar drejtuar modeles shqiptare ishte:  A je e virgjër si këngëtarja, Enca Haxhia?  Trejsi nuk u mendua shumë por menjëherë nisi të tallej me peshën e këngëtares “Sa është një Encë janë 3 Trejsa, të shkretë. Si mund të mos jetë Enca e virgjër? Kush e ngre Encën e shkretë?” Asokohe, nuk mungoi as një kundërpërgjigje nga Enca, e cila ia ktheu kusurin në një tjetër intervistë dhe po ashtu postoi disa Instastory, duke e ofenduar.

Duket se gjakrat mes tyre pas gjithë kësaj kohe janë qetësuar. Kjo pasi vajzat kanë bërë follow në Instagram njëra-tjetrën, veprim i cili na ka befasuar të gjithë. Me këtë kuptohet se vajzat i kanë lënë pas krahëve të gjitha çfarë kanë ndodhur dhe kanë bërë paqe me njëra-tjetrën.