KreuCelebrity

Brenda dasmës përrallore të Alex Soros, zbulohen detaje të tjera!

 

Djali i miliarderit, George Soros, Aleksi i ka dhënë fund beqarisë dhe më 14 qershor ku u martua me Huma Abedin, e njohur si asistentja e Hilary Clinton në shtëpinë e tyre në Water Mill, Nju Jork. Çifti u njoh për herë të parë në tetor 2023, gjatë një feste të organizuar nga miqtë e tyre të përbashkët, James dhe Nicky Hilton Rothschild, dhe filluan të dilnin menjëherë pas takimit. Vetëm disa muaj më vonë, në qershor 2024, Soros i propozoi Abedin me një unazë diamanti me prerje smeraldi.

“Alex e bleu unazën në mëngjes dhe më propozoi pranë tavolinës së ngrënies po atë mbrëmje. Ma dha unazën në një qese dhe tha se ishte ‘ëmbëlsirë’. Ishte një ditë e lodhshme në punë dhe isha e përqendruar te një udhëtim që do të nisesha herët në mëngjes, ndaj ishte një surprizë e vërtetë dhe shumë e bukur.”- tregoi Abedin për Vogue.

Megjithatë, romantizmi i Alex nuk ndaloi aty. Disa javë më vonë, gjatë një udhëtimi në Itali, ai e propozoi sërish në ballkonin e dhomës së tyre të hotelit. Abedin ka treguar se një dasmë e madhe nuk ishte asnjëherë pjesë e planeve të tyre fillestare.

“U fejuam pa asnjë ide konkrete për një ceremoni të madhe. Diskutuam për darka të vogla në qytete të ndryshme, pasi kemi familje dhe miq të ngushtë në mbarë botën. Por sapo filluam të mendonim për një dasmë, ose më saktë kur Hillary dhe Anna [Wintour] nxorën kalendarët e tyre dhe sugjeruan një datë, gjithçka mori formë.”

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vogue (@voguemagazine)

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në dasmën e Huma Abedin dhe Alex Soros, e cila u mbajt në fundjavë në pronën e familjes Soros në Hamptons, SHBA. Në këtë ceremoni luksoze, Rama mbajti një fjalim, duke u bashkuar me figura të tjera të shquara si Bill dhe Hillary Clinton, Kamala Harris, Nancy Pelosi, Chuck Schumer, Jimmy Fallon, Anna Wintour dhe Boyz II Men, që performuan gjatë ngjarjes. Dasma u mbajt në një ceremoni elegante në Hamptons, Nju Jork. Ceremonia u zhvillua në pronën luksoze të familjes Soros në Southampton, me një vlerë prej 14.5 milionë dollarësh.

Brenda dasmës përrallore të Alex Soros, zbulohen detaje të

 

Fustani i personalizuar nga Givenchy kishte të qendisura inicialet e nuses dhe dhëndrit. Ishte qepur nga stilistja Sarah Burton dhe ishte një nga dy fustanet që Abedin veshi për ceremoninë, ndërsa tjetri ishte dizenjuar nga stilisti i njohur Erdem Moralıoğlu.

Rezidenca gjigante e stilit gjeorgjian e familjes Soros, me 12 dhoma gjumi dhe 10 banjo, ishte e rrethuar nga masa të rrepta sigurie. Qen nuhatës dhe agjentë të Shërbimit Sekret ruanin Hillary Clinton dhe ish-presidentin Bill Clinton, të cilët ndodheshin aty. Të ftuar të tjerë ishin edhe Barack dhe Michelle Obama, George dhe Amal Clooney, stilistja Diane von Furstenberg me bashkëshortin e saj Barry Diller, si dhe kryeredaktorja e “Vogue”, Anna Wintour.

Dhjetëra makina luksoze u rreshtuan për të transportuar mysafirët e pasur përmes portës kryesore të pronës. Por jo të gjithë ishin të kënaqur me ngjarjen. Disa banorë vendas u shprehën të irrituar, duke thënë se nuk ishin njoftuar paraprakisht për një event kaq të madh, që solli trafik të rënduar dhe ndërhyrjen e policisë për menaxhimin e rrugëve.