KreuCelebrity

Rama nuk shpëton dot, 'Vogue' publikohen foton e tij nga dasma e Alex Soros!

Huma Abedin dhe Alex Soros, djali i miliarderit George Soros, kurorëzuan dashurinë e tyre këtë fundjavë në një ceremoni private në rezidencën e tyre në Water Mill, New York. Dasma përfshiu dy rite, myslimane dhe hebreje, ndërsa në festë morën pjesë figura të njohura publike si Hillary dhe Bill Clinton, nënpresidentja Kamala Harris, Nancy Pelosi dhe Anna Wintour.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili u shfaq me një kostum në ngjyrë pana, këmishë të bardhë dhe papion ngjyrë burgundy. Ceremonia mblodhi personalitete të njohura nga e gjithë bota. Megjithëse vetë nuk ndau foto në rrjetet sociale, pamja e Ramës nuk i shpëtoi aparatit të revistës Vogue, që dokumentoi me kujdes çdo detaj të mbrëmjes.

“Edi mbajti një nga dollitë më të mira të mbrëmjes... përfshinte një shprehje mbi preferencën për vejushat në krahasim me të divorcuarat. Duhej të ishe aty!”, shkruan Vogue.

 

Huma Abedin kishte zgjedhur dy fustane të personalizuara nga shtëpitë e modës Givenchy dhe Erdem. Në vend të dhuratave tradicionale, të ftuarit kontribuan me donacione për kauza bamirësie.