Rezart Veleshnja ngriti dyshime mbi një nga temat më të përfolura të edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova: A i ka marrë Stresi paratë e fituara si triumfues i këtij spektakli? Ne emisionin “Andale”, ai la të nënkuptohej se reperi nuk ka marrë ende një pjesë të çmimit të madh që i takonte si fitues. Komenti i tij shkaktoi reagime të menjëhershme në rrjete sociale dhe media, ndersa erdhi se fundi përgjigjja zyrtare nga babai i Stresit.
Në një intervistë për emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, babai i Stresit, Sali Lushaj, e quajti deklaratën e Veleshnjës “shpifje dhe trillim” pa asnjë bazë reale.
“Është komplet e pavërtetë ajo që është deklaruar, është shpifje dhe trillim, ku di unë nga kush. E vërteta e parave është se lekët që Stresi i ka fituar në BBVK, të gjitha i kam tërhequr unë. Jam marrë vetë me të gjitha veprimet,” – tha ai.
Stresi u shpall fitues i Big Brother VIP Kosova pas një gare të fortë ku u përball me Vedat Bajramin dhe Juliana Nurën, të cilët u renditën respektivisht në vend të dytë dhe të tretë.



















