I ftuar në emisionin “Jo Veç Kullera” në Andale Media, Rezarta Veleshnja vazhdoi deklaratat e tij pa filtra. Duke folur për karrierën e gjatë në skenë dhe vendin e brezave të rinj në humor, Veleshnja u shpreh me humor, por edhe me ironi:
“Vjen një moment që hapet krahu. Do thuash ti po ka nga këta që janë 60 vjeç dhe punojnë akoma? Po s’kanë ç’bëjnë, se janë me kredi.”
Ai nuk i kurseu as komentet për Big Brother VIP Kosova, ku ishte pjesë për një kohë të shkurtër:
“Këtu te ne, gjithë kosovarët fitojnë çmime të para. I ke parë ndonjëherë Alban Skënderajn apo Elvana Gjatën të fitojnë ndonjë gjë nga Kosova? Edhe te Big Brother VIP Kosova mua më vunë shkelmin, dhe gjithë ne që ishim nga Shqipëria.”
Për rikthimin në spektaklin që e bëri të njohur, “Portokalli”, ai u shpreh me rezervë:
“Për një sezon ndoshta, po kur je 60 vjeç, hap krahun.”
I pyetur nëse mendon se “Portokallia” është më ajo që ishte, Rezarti u përgjigj:
“Absolutisht… [jo]. Ka uljet e ngritjet e veta, dhe mua më vjen keq që nuk është në atë nivel, ndërkohë që puna me kostumet dhe grimin është shumë e mirë. Çalojnë te skenari, është shumë i dobët.”
Sa i përket emrave që mbajnë sot “kolonat” e Portokallisë, Veleshnja përmendi:
“Për mua Portokallia ka 3 kolona tani: Gaz Paja, Irgen Çela dhe Romir Zalla.” Për përplasjen televizive me Kleoniki Delijorgjin, ku ajo e quajti mizogjen, ai rrëfeu:
“Kleoniki, përpara se të hynim [në studio], po qante se donte sanduiç dhe ujë dhe unë u kujdesa, më tha ‘ua faleminderit, vetëm ti u kujdese’. Kur hymë në studio, ndryshoi komplet dhe unë mora një kryq dhe i thosha: ‘dil o shpirt i keq’. Do ti që ajo vërtet ishte e pushtuar.”
Veleshnja u ndal edhe te projektet personale dhe kritikoi disa forma të reja të humorit dhe trajnimeve, duke u ndalur tek Ermal Mamaqi:
“Unë po bëj një film, jo me celular, po bëj një film të mirë komedi. Çdo njeri e shikon jetën si do ai. Ai është i zgjuar, se ti e hëngre, unë e shita, mora dhe lekët. S’kam gjë me atë. Ai është i zgjuar për mua, nuk është budalla. Budalla jemi ne që shkojmë dhe e shikojmë atë. Për sa kohë ai fut lekët në xhep, për sa kohë shkon trajnohesh te Ermal Mamaqi, ti je budalla. Është idiotësi.”
Ndër aktorët që vlerëson më shumë ndër vite, përmendi:
“Erand Sojli, Ervin Bejleri, Bes Kallaku, Agron Llakaj dhe Elvis Pupa.”
Për Pupën dha dhe një deklaratë interesante:
“Për herë të parë një shqiptari ia futi një australian. Kështu që ai Vis që është atje, gjithë këtë sebepin e ka nga ca mafiozë. Dhe Visi i shkretë kërkohet, se nuk do t’ia dijë policia.”
Për moderatorin dhe aktorin Salsano Rrapi, Rezarti nuk u tregua i butë:
“Salsano Rrapi është i mbivlerësuar prej aseteve shoqërore. Rrinë gjithë atë kohë, ndërrojnë skenografinë, s’ndërrojnë 3 veta.”



















