KreuCelebrity

Akuzohet për përdorim droge, Elon Musk publikon rezultatet e testit

Elon Musk ka hedhur poshtë akuzat për përdorim të drogës, pas disa raporteve mediatike që sugjeronin se ai mund të ketë konsumuar ketaminë gjatë kohës kur punonte në Shtëpinë e Bardhë. Në një postim të fundit në platformën X (më parë Twitter), Musk publikoi rezultatet e një testi të detajuar për substanca narkotike, të cilat tregojnë se ai ka dalë negativ në të gjitha provat. Ky veprim ka për qëllim qetësimin e spekulimeve dhe dëshminë se ai nuk ka përdorur substanca të ndaluara.

Rreth një muaj më parë, disa media raportuan se Musk mund të kishte përdorur ketaminë gjatë periudhës së tij në Departamentin e Përsosmërisë Qeveritare (DOGE) të administratës Trump. Këto akuza nxiti shqetësime, duke ngritur dyshime për ndikimin e mundshëm të drogës në punën dhe marrëdhëniet e tij me presidentin Donald Trump. Megjithatë, me publikimin e rezultateve të testit, Musk u përpoq të hedhë poshtë këto pretendime dhe të rivendosë besimin në integritetin e tij profesional, sipas mediave ndërkombëtare.

Ky zhvillim vjen pas një periudhe të gjatë spekulimesh mbi sjelljen dhe përdorimin e mundshëm të substancave nga Musk, përfshirë incidentin e vitit 2018, kur ai përdori marijuanë gjatë një interviste me Joe Rogan, gjë që solli shqyrtimin e lejes së tij të sigurisë nga NASA. Megjithatë, me rezultatet e fundit të testit, Musk synon të mbyllë këtë kapitull dhe të përqendrohet në angazhimet e tij profesionale.

Akuzohet për përdorim droge, Elon Musk publikon rezultatet e testit