KreuCelebrity

Kejsi Tola vjen me "Frymë", një frymëzim dhe dedikim personal! EKSKLUZIVISHT PËR BORDO

 

BORDO është një revistë dedikuar 100 përqind artit dhe modës, stilit të jetesës dhe karrierës. E përmuajshme, në 100 faqe BORDO sjell personazhe që shprehen përmes fjalës, intervista të trajtuara me kujdes dhe sesione fotografike dedikuar figurave më në zë të momentit. BORDO stream është faqja e kanalit zyrtar të BORDO në youtube, ku mund të gjeni intervistat ekskluzive të personazheve të njohur shqiptar, por jo vetëm. 

Pas një viti punë, Kejsi Tola ka publikuar albumin e saj më të ri që titullohet "Frymë". Në një intervistë të dhënë për kanalin e YouTube të BORDO, Kejsi ka treguar shumë për këtë projekt që shënon rikthimin e saj në skenë me tinguj modernë e energjikë. 

BORDO: Sa kohë të është dashur të punosh për këtë album?

Kejsi: Pothuajse kemi një vit, duke filluar nga momenti që filluam ta mendojmë me Fationin. Po mendoj që ka diku që 6 muaj që është intensive e gjithë puna për të.

Albumi titullohet “Frymë”. Pse pikërisht kjo zgjedhje dhe çfarë të bën ty të marrësh frymë? Çfarë të çliron?

Kejsi: “Frymë” në fakt ka ardhur më sakt nga teksti i këngës që e ka shkruajtur Lira Blakaj është një autore në Kosovë edhe ajo, duke qenë që thjesht kënga fillonte me këtë fjalë vendosa që titullin ta kishte të tillë. “Frymë” është fryma e parë që kemi marrë dhe mendoj që gjithmonë është ajo mbështetja që ne kemi nga familja jonë edhe nga njerëzit që duam më shumë por sidomos nga shtëpia. Edhe çfarë më bën të marr frymë pikërisht kjo të kem dashurinë sidomos dashurinë e njerëzve të mi të afërt sa më gjatë që të mundem.

Ndër këngët ke një më të preferuar?

Kejsi: Mendoj që “Frymë” ka qenë e imja e preferuara. Po më vonë pastaj sa më shumë që i dëgjoj edhe i këndoj edhe vetë me thënë të drejtën tani më është bërë pak e vështirë të zgjedh se secila prej tyre ka atë dashurinë e vetë brenda ka atë momentin e vetë edhe tek unë.

Përgatiti: Libera Resulaj