Aktori dhe regjisori i njohur amerikan, Tyler Perry, është paditur në Los Angeles nga aktori Derek Dixon, i cili e akuzon për ngacmim dhe sulm seksual. Sipas padisë, Perry ka shfrytëzuar pozicionin e tij të fuqishëm në industrinë e argëtimit për të krijuar një “mjedis presioni dhe shfrytëzimi seksual” gjatë kohës që Dixon punonte në serialet “The Oval” dhe “Ruthless”, raporton BBC. Në dokumentet gjyqësore, Dixon kërkon një dëmshpërblim prej 260 milionë dollarësh, duke pretenduar se Perry i kishte premtuar sukses në karrierë, por më pas e kishte ekspozuar ndaj “ngacmimeve seksuale, sulmeve fizike dhe dhunës në rritje”.
Gjithashtu, ai e akuzon Perryn për hakmarrje profesionale pas refuzimit të përparimeve të dyshuara të regjisorit. Avokati i Tyler Perry-t, Matthew Boyd, i ka mohuar me forcë këto akuza, duke i cilësuar si një “mashtrim” me qëllim përfitimin financiar.
“Ky është një individ që iu afrua Tyler Perry-t me qëllim një skeme mashtruese. Tyler nuk do të dorëzohet dhe jemi të bindur se këto akuza të sajuara do të dështojnë,” tha Boyd.
Dixon tregon se është njohur me Perry-n në vitin 2019 gjatë një eventi në studiot Tyler Perry në Atlanta, dhe pas disa muajsh komunikimi, regjisori dyshohet të ketë bërë komente dhe propozime me natyrë seksuale, të cilat ai i ka refuzuar. Çështja pritet të tërheqë vëmendje të madhe teksa procedurat gjyqësore vazhdojnë.
-
Të gjitha të pathënat e Livias për "BBV"/ EKSKLUZIVISHT PËR BORDO
18 Qershor, 15:32



















