Edhe Kim Kardashian është bashkuar me miliona përdorues të teknologjisë së inteligjencës artificiale, duke përdorur ChatGPT. Në një epokë ku AI është bërë një mjet i përditshëm për miliona njerëz në gjithë botën, nga profesionistët e teknologjisë deri tek krijuesit e përmbajtjeve, duket se as të famshmit nuk i shpëtojnë ndikimit të këtij revolucioni digjital.
Miliarderja Kim Kardashian ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një ‘screenshot’ nga një bisedë që zhvilloi me ChatGPT, duke bërë publik përdorimin e saj personal të këtij asistenti digjital. Në postim, Kim i kërkoi chatbot-it këshilla për një libër të saj. Ndihma e ChatGPT e impresionoi shumë Kardashianin, e cila i përgjigjej me falënderime. ChatGPT bëri bujë që pas lansimit të tij disa vite më parë, prapa të cilit qëndron Mira Murati, shqiptarja që solli revolucion në botën e inteligjencës artificiale.



















