17 vite pas regjistrimit të tij fillestar, një audio mesazh tronditës i aktorit të njohur Alec Baldwin ndaj vajzës së tij, Ireland Baldwin, është rishfaqur në rrjetet sociale. Komentet e ashpra dhe ofendimet e rënda të aktorit kundër vajzës asokohe vetem 11-vjeçare kanë rikthyer në qendër të vëmendjes një kapitull të errët të marrëdhënies së tyre familjare.
Zëri i Baldwin dëgjohet qartë në klipin që është bërë sërish viral:
“Nuk më intereson nëse je 12 apo 11 vjeç… më ke fyer për herë të fundit. Je një derre e pamend, një derre e paedukatë.”
Audioja u publikua në mënyrë të papritur në rrjet, pikërisht pak pas një postimi të Ireland Baldwin për Ditën e Babait, ku ajo dërgoi urime për partnerin e saj dhe babain e tij, por pa përmendur në asnjë moment babanë biologjik, Alec Baldwin. Rishfaqja e mesazhit ka nxitur reagime të shumta në rrjet, ku shumë komentues e cilësuan sjelljen e aktorit si “emocionalisht abuzive” dhe “narcisiste”.
“Nëse babai i vajzës sime do të linte një mesazh të tillë kur ajo ishte 11 vjeç, do të isha në burg,” shkruan një komentues. “Si mund të kesh një grindje me një fëmijë 11-vjeçar?” shton një tjetër.



















