KreuCelebrity

Egli Tako thyen heshtjen, çfarë po ndodh mes saj dhe Gjestit?

Egli Tako thyen heshtjen, çfarë po ndodh mes saj dhe Gjestit?

Pas përfundimit të aventurës së saj në Big Brother VIP Albania, Egli Tako ka nisur një kapitull të ri në jetën personale – dhe këtë herë nuk është vetëm. E ftuar në emisionin “Canape”, ajo foli hapur për përvojat pas daljes nga shtëpia më e njohur në Shqipëri.

 

Ndër të tjera, Egli tregoi se ka ndërtuar një lidhje të fortë me Gjestin, duke theksuar se ai preferon të qëndrojë larg vëmendjes mediatike. Megjithatë, ajo nuk hezitoi të shprehë publikisht ndjenjat e saj, duke i dhuruar një puthje simbolike, çka tregoi qartë se mes tyre ekziston një marrëdhënie shumë e mirë.

“Mesa jam edhe unë në dijeni, Gjesti e ka dhënë një intervistë para meje për këtë temë dhe e ka cilësuar se jeten private e do private dhe nuk dal dot kundër kësaj gjëje. Jemi okej. Unë kam shumë ndjesi të mirë ndaj tij. Kemi herë pas here kontakt. Kemi nje lloh marrëdhënie. E ke parasysh BigBrotheri-n? Ashtu edhe jashtë.”