
Big Basta është fituesi i edicionit të dytë të “Ferma VIP 2”. Pas 24 javësh, Big Basta është kurorëzuar si fituesi i çmimit të madh.
Kujtojmë që në finale ishin 5 fermerë, Andueli, Big Basta, Andrea, dhe Big Mama. Ishte Erandi ai që u largua i pari, më pas Big Mama dhe i treti Andrea.
Në finalen e madhe mes emocioneve dhe surprizave, u kurorëzua si më i miri dhe më i votuari nga publiku Big Basta.
Big Basta ka fituar zemrat e publikut dhe jo me fjalë të mëdha, por me sjellje të vogla që flasin shumë. Në një reality show ku të gjithë luajnë një rol, Big Basta ka zgjedhur të jetë ai vetë dhe kuptohet që kjo është arma e tij më e fortë.



















