Selvije Jao ka thyer se fundi heshtjen me një postim në Instagram, ku përmes një audioje virale shprehet: “Personi i vetëm që kam humbur dhe që më duhet ta rikthej jam unë.”Në përshkrimin e postimit, ajo shton: “E kam gjetur veten dhe kjo mjafton.”
Pak dite me pare, Selvija publikoi një foto me mbishkrimin “ditët e fundit në Tiranë…”, duke shtuar dyshimet për një ndarje nga këngëtari Shpat Kasapi pas katër vitesh martesë dhe një djali së bashku, Roelit. Pas saj, Shpati postoi një mesazh që dukej si përgjigje ndaj situatës: “Krijo disiplinë. Ushqehu mirë. Ushtro. Dhe mos gaboooo me gruan… se s’të fal, të lë!”
Edhe pse asnjëri nuk ka dhënë ende një konfirmim zyrtar për ndarjen, fansat janë të bindur tek krisja e marredhenies, teksa xhelozive, akuza ka pasur edhe për vese nga ana e këngëtarit.



















