
Big Basta është fituesi i edicionit të dytë të “Ferma VIP 2”. Pas 24 javësh, Big Basta është kurorëzuar si fituesi i çmimit të madh.
Menjëherë pas shpalljes së fituesit, bashkëshortja e tij, këngëtarja e njohur Vesa Luma, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, duke e vlerësuar jo vetëm suksesin e tij, por edhe karakterin dhe mënyrën se si ai e arriti këtë fitore.
Fitoi qytetaria. Kjo është më shumë se fitore, më shumë se vlerë monetare. Fitoi qytetaria, durimi, qetësia, argumenti, inteligjenca. Të gjitha në një. Nuk fitoi Big Basta, fitoi Gerald Xhari që më ka bërë gruan më krenare në botë. Të dua shumë.
Kujtojmë se emri i vërtetë i Big Bastës është Gerald Xhari.



















